
Ky është kosovari që vdiq në aksident trafiku në ShBA

Ka vdekur në një aksident trafiku ushtari i Gardës Kombëtare Amerikane me prejardhje nga Kosova, Fitim Nela, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportimeve të medieve të huaja, Nela vdiq derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e më pas u aksidentuar për vdekje.
Sipas Shoqatës “Peja” në New York, funerali i Nelës do të bëhet të premten nga ora 14:00 deri në 20:00, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën.
Nela u promovua në vitin 2022 si pjesë e Batalionit S1 të divizionit të ushtrisë amerikane.
(Kosova Sot Online)