Vetëvendosje është në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat për ta bërë Qeverinë

  • A.P /
  • 16 April 2025 - 08:52
Vetëvendosje është në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat për ta bërë Qeverinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është në proces aktiv për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo do të ndodhë patjetër dhe pa asnjë dilemë.

“LVV është në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë. Që do t’i sigurojë, nuk kam asnjë dilemë,” deklaroi Rexhaj.

Ai kritikoi ashpër opozitën dhe Listën Serbe për mos votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, një hap procedural i domosdoshëm për funksionalizimin e Kuvendit. 


(Kosova Sot Online)