Kadrijaj: Kurti s’po mund ta bëjë shumicën

  • A.P /
  • 16 April 2025 - 14:47
Kadrijaj: Kurti s’po mund ta bëjë shumicën

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nesër do të jenë në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

“Po, nesër do të jemi në Kuvend”.

Deputetja komentoi edhe deklaratën e Kurtit se janë partitë opozitare ato që nuk janë të interesuara për themelim të institucioneve.

Ajo tha se Kurti ka problem që ta bëjë një shumicë të thjeshtë, andaj akuzon opozitën.

“Kurti i ka problemet e veta brenda partisë e po e ka të pamundur me e bë shumicë e thjeshtë, e normal tash akuzon opozitën”, u shpreh Time Kadrijaj.

(Kosova Sot Online)