Deputeti i VV’së: Sot e zgjedhim kryeparlamentarin

  • A.P /
  • 17 April 2025 - 08:52
Deputeti i VV’së: Sot e zgjedhim kryeparlamentarin

Arbër Rexhaj nga Lëvzja Vetëvendosje ka deklaruar se sot do të zgjedhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, VV i ka siguruar numrat e nevojshëm pa treguar për koalicione.

“Sot fillon seanca nga aty ku ka mbetë fillon nga betimi i deputetëve, ne votojmë”, ka theksuar ai.

“Mendoj që nesër pra ne do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë gjë i kemi siguruar, të thash jemi në proces të krijimit të numrave. E keni parë Nismën atë ditë, ka votuar “për””, tha Rexhaj.

(Kosova Sot Online)