Aksidenti me fatalitet në Drenas, policia jep detaje

  • A.P /
  • 18 April 2025 - 10:09
Aksidenti me fatalitet në Drenas, policia jep detaje

Një person ka mbetur i vdekur dje pas një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Policia tha se shoferi i veturës është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Fsh. Terstenik, Drenas / 17.04.2025 – 15:07. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)