Peci: Qeveria në detyrë ka prioritet vetëm Kosovën

  • A.P /
  • 18 April 2025 - 11:26
Peci: Qeveria në detyrë ka prioritet vetëm Kosovën

Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci, ka tentuar të ironizojë me situatën e krijuar në Kuvend ku opozita po i kërkon anëtarëve të kabinetit që kanë fituar mandate në Kuvend të japin dorëheqje, sipas ligjit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Duke e quajtur qeverinë “kujdestare”, ai ka publikuar disa vendime që i kanë marrë e që tha se janë tregues se ata e kanë “prioritet vetëm Kosovën”.

“Mirëmëngjes nga Qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, ka shkruar ai.

Edhe dje nuk u arrrit konstituimi i Legjislaturës së Nëntë pasi PDK, LDK dhe AAK thanë se nuk kanë ndërruar qëndrim, ndërsa raporti i Komisionit për kuorumin dhe verifikimin e mandateve nuk u hodh as në votim.


(Kosova Sot Online)