Osmani: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë

  • A.P /
  • 18 April 2025 - 12:16
Osmani: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se me përulësi dhe me respekt të thellë kujton kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Osmani tha se kjo ditë “na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm”.

(Kosova Sot Online)