Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë

  • A.P /
  • 19 April 2025 - 08:49
Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka plagosur aksidentalisht një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit i janë konfiskuar një revole me 41 fishekë dhe një gëzhojë dhe gjithashtu me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)