
Detaje për tentim vrasjen me thikë në Prizren

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një konflikt i cili rrjedhi pas një aksidenti trafiku është përshkallëzuar në tentim vrasje me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyshuari kryesor në lidhje me këtë rast është Samidin Krasniqi (rreth 40-vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë N.B (rreth 56-vjeçar).
Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që pasoi një aksident me dëme materiale në rrugën “Xhevat Berisha”.
Burimet bëjnë me dije se pas një përplasjeje verbale, i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur viktimën në trup, duke i shkaktuar plagë serioze.
Viktima është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas për shkak të gjendjes është transferuar në QKUK për trajtim të specializuar.
(Kosova Sot Online)