Sveçla reagon për aksionin policor në Kaçanik

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 09:43
Sveçla reagon për aksionin policor në Kaçanik

Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet që nga mëngjesi i sotëm në Kaçanik. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë aksion ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili thotë se populli dhe shteti kërkojnë drejtësi

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

(Kosova Sot Online)