Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 23 April 2025 - 07:23
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të dendësohen dhe kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive dhe nuk përjashtohet mundësia për breshër në zona të izoluara.

Temperaturat pritet të luhaten nga 8 minimalja deri në 23 gradë Celsius maksimalja.

(Kosova Sot Online)