Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë në Prishtinë

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 10:45
Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë në Prishtinë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu kanë bërë të ditur burime  nga BE-ja. 

Emisari danez Sorensen, do të takohet me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin. 

Vizita e Sorensen në Kosovë vjen edhe në një kohë të bllokadës politike, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, s’po arrin ta zgjedh as kryeparlamentarin. 

(Kosova Sot Online)