
Parashikimi i motit për të premten dhe ditët në vijim

E premtja pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Gjatë pasdites parashikohen rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe mundësi për breshër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Edhe e shtuna do të karakterizohet nga kushte të ngjashme atmosferike. Në orët e pasdites priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima.
E diela parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
(Kosova Sot Online)