Policia e Kosovës jep detaje për aksionin në Kaçanik

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 09:01
Policia e Kosovës jep detaje për aksionin në Kaçanik

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, detajet e këtij aksioni do të bëhen më vonë pas përfundimit të aksionit të policisë.

“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.


(Kosova Sot Online)