Sot edhe një përpjekje e re për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

  • A.P /
  • 29 April 2025 - 07:21
Sot edhe një përpjekje e re për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mblidhen sërish për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndryshe edhe të dielën nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh për të vijuar me punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë.

Deputeti Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Pas procedurës së votimit kryesuesi Dehari konstatoi se me 57 vota për, 41 kundër dhe tri abstenime, kandidatja e propozuar nuk ka marrë votat e mjaftueshme, andaj seanca u ndërpre.

Dy taborret politike akuzuan njëra tjetrën për dështim të seancës.


(Kosova Sot Online)