
Ja kur vazhdon seanca e radhës konstituive

Pasi Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhet kryetare e kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahen më 1 maj në ora 10:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shihemi të enjten më 1 maj, në ora 10:00”, tha ai.
Haxhiu mori 54 vota.
Haxhiut i duhen së paku 61 vota për tu bërë kryeparlamentare.
(Kosova Sot Online)