Gërvalla: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të Haxhiut

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 11:24
Gërvalla: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të Haxhiut

Deputetja e GUXO, Donika Gërvalla-Schëarz ka akuzuar partitë ish-opozitare, LDK, PDK e AAK se u bënë bashkë në Kuvendin e Kosovës me Listën Serbe, pasi propozimi për të proceduar me votim të fshehtë s’mori përkrahje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Gërvallës,  tri partitë u bënë bashkë me Listën Serbe, kundër votimit të fshehtë ku si emër publik ishte Albulena Haxhiu.

Postimi i plotë i saj:

Bllokada vazhdon.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit.

Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbrsim total.

Humbës të dobët.

(Kosova Sot Online)