
Peci: Kriza në Kuvend do të vazhdojë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, vlerëson se kriza me konstituimin e Kuvendit do të vazhdojë derisa kjo çështje t’i referohet Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Unë besoj që opinoni i gjerë publik tani e ka parë dhe realisht çfarë është duke u bërë. Unë personalisht mendoj që kjo krizë do të vazhdojë derisa kjo çështje nuk referohet në Gjykatë Kushtetuese edhe mendoj që kemi nevojë edhe njëherë me ‘lodhë’ Gjykatën Kushtetuese”, tha Peci.
Ish ambasadori Peci gjithashtu tha se qeveria në detyrë me Albin Kurtin është duke abuzuar me pushtetin me vendimet që janë duke marr.
(Kosova Sot Online)