Ambasada e Gjermanisë në Kosovë del me reagim

  • A.P /
  • 02 May 2025 - 11:20
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë del me reagim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për indeksin e lirisë së mediave, raport në të cilin Kosova ka shënuar një prej rënieve më të mëdha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada Gjermane thotë se Kosova ka rënë për 24 pozita, duke u renditur në fund sa i përket rajonit, madje edhe më keq se Serbia.

“Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.


(Kosova Sot Online)