Fillon vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 10:28
Fillon vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit

Ka nis edhe tentativa e dhjetë për të konstituar Kuvendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca që ishte paraparë për të filluar në orën 10:00, ka nisur me vonesë.

Ndryshe ngërçi në Kuvend është krijuar qe disa javë.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për të parën e Kuvendit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Partitë e tjera kanë kundërshtuar në vazhdimësi propozimin e VV-së, duke kërkuar që ajo të ndërrohet me ndonjë emër tjetër. 

(Kosova Sot Online)