Suspendohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 14:52
Suspendohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë janë suspenduar nga detyra për 72 orë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, më 03 maj 2025 pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore”, thuhet në njoftim.

Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve disiplinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme. 

(Kosova Sot Online)