Ndërpritet seanca, dështon sërish përpjekja për votim të fshehtë

  • A.P /
  • 05 May 2025 - 10:37
Ndërpritet seanca, dështon sërish përpjekja për votim të fshehtë

Seanca konstituive është ndërprerë përsëri. Kuvendi ka dështuar konstituimin e tij për të njëmbëdhjetën herë me radhë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi u mblodhën të gjithë 111 deputetët, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori fjalën. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për Ditën e Dëshmorëve, nderim për heronjtë që ranë në luftë për atdheu.

Pas kësaj Dehari, ai propozoi votim të fshehtë, për çka kërkoi nga partitë e tjera të propozojnë emrat për anëtar të komisionit ad-hoc.

Mirëpo ky propozim as këtë herë nuk kaloi.

56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.

Seanca konstituive vazhdon të mërkurën me fillim nga ora 10:00.

(Kosova Sot Online)