
Deputetët për herë të 12’të mblidhen për të konstituar Kuvendin

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë sot nga ora 10:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo do të jetë hera e 12’të që deputetët e zgjedhur po mblidhen për të konstituar kuvendin.
Seanca paraprake dështoi pasi VV nuk i mori votat e nevojshme për ta zhvilluar votimin në mënyrë të fshehtë.
(Kosova Sot Online)