
Maqedoni: Në 5 vitet e fundit nga vendi ikën 60 mijë të rinj

Trendit të vazhdueshëm të shpërnguljes së të rinjve nga Maqedonia e Veriut i shtohet edhe shqetësimi për përfshirjen e tyre të kufizuar në jetën shoqërore dhe institucionale.
Sipas Aleksandar Nikollovskit, kryetar i Kuvendit Studentor Universitar, mungesa e përfaqësimit të të rinjve në vendimmarrje është një faktor kyç në vendimin e tyre për të emigruar. Ai thekson nevojën për forcimin e strukturave rinore dhe për zbatimin efektiv të Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore, i cili parashikon ngritjen e këshillave lokale dhe të Kuvendit Kombëtar Rinor.
Nëse të rinjtë vazhdojnë të injorohen dhe interesat partiake vendosen mbi ato shoqërore, numri i të larguarve mund të dyfishohet në vitet e ardhshme”, deklaroi Nikollovski.
Nga ana tjetër, Ivan Peshevski, nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, thekson faktorët ekonomikë si arsye kryesore për emigrimin. Ai përmend pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës, mungesën e kontratave të rregullta dhe cilësinë e dobët të shërbimeve publike, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim.
(Kosova Sot Online)