Njihuni me Ministrin e ri të Jashtëm të Gjermanisë

  • A.P /
  • 07 May 2025 - 12:41
Njihuni me Ministrin e ri të Jashtëm të Gjermanisë

Johann Wadephul është kryediplomati i ri i Gjermanisë në qeverinë e kancelarit Friedrich Merz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier e emëroi zyrtarisht atë në këtë rol kyç.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka ndarë pak nga biografia e tij.

“Ai sjell shumë përvojë parlamentare, pasi ka shërbyer si deputet që nga viti 2000. Duke e filluar karrierën në nivel shtetëror në landin e tij të lindjes, Schleswig-Holstein, dhe më pas duke përfaqësuar votuesit e tij në Bundestag, ai ka thelluar vazhdimisht ekspertizën e tij në politikat e jashtme dhe të sigurisë”.

Ambasada tha se përvoja e tij e dëshmuar dhe qasja strategjike “e bëjnë atë të pajisur mirë për të udhëhequr diplomacinë e Gjermanisë në peizazhin kompleks global të sotëm”.

Wadephul është një ish-ushtar, i cili prej kohësh ka qenë një mbështetës i fortë i mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Kohët e fundit ai i tha të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) se presidenti rus Vladimir Putin “është shkatërrues, ai është agresiv, ai është i uritur”.


(Kosova Sot Online)