Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës

  • A.P /
  • 07 May 2025 - 14:00
Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë se Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë.

“Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka kujtuar se si në atë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

“Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi. Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)