Gërvalla: Vuçiç është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë

  • A.P /
  • 08 May 2025 - 14:29
Gërvalla: Vuçiç është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë

Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin polak “TVP”, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, në Rusi tek Vladimir Putini, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se Vuçiq muaj pas muaji po e dëshmon që është një satelit i Rusisë dhe se po e zbaton politikën ruse në përpikmëri.

“Është vërtet e vështirë të shpjegohet se si, muaj pas muaji, Presidenti serb Vuçiç u tregon të gjithëve se është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë.”, ka thënë Gërvalla.

(Kosova Sot Online)