Arrestohen dy të dyshuar tek rruga B në Prishtinë

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 09:05
Arrestohen dy të dyshuar tek rruga B në Prishtinë

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar mbrëmë në rrugën B në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, me dyshimin e bazuar se kishin marrë pjesë në një rrahje si dhe dëmtimin e dy veturave.

Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)