
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë të Jugut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
“Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
(Kosova Sot Online)