Bajqinovci: Bllokadën në Kuvend është duke e bërë opozita, e jo Vetëvendosje

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 10:26
Bajqinovci: Bllokadën në Kuvend është duke e bërë opozita, e jo Vetëvendosje

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka vazhduar me insistimin se bllokadën e Kuvendit është duke e bërë opozita dhe jo LVV.

Sipas tij reflektimi duhet të vijë nga opozita.

“Nuk ka si të veproj do ta bëjmë prezantimin ashtu siç e kemi bërë edhe më herët, kandidaten tonë qysh e thotë edhe kushtetuta që partia më e madhe në vend e propozon emrin, në këtë rast është Albulena Haxhiu, do ta procedojmë më tutje po presim që të reflektoj opozita. Mendoj që bllokadën është duke e bërë opozita jo Lëvizja Vetëvendosje dhe në këtë rast reflektimi duhet të vij nga opozita”, tha ai. 


(Kosova Sot Online)