Aksident mes dy veturave në Klinë

  • A.P /
  • 10 May 2025 - 13:00
Aksident mes dy veturave në Klinë

Sot rreth orës 11:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë  se katër persona janë lënduar.

“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

(Kosova Sot Online)