
Berisha: Më 11 maj hapim një kapitull të ri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh falënderues në rrjetin social Facebook pas takimit të mbrëmshëm përmbyllës elektoral, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shprehu mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen masive, duke e cilësuar takimin si madhështor.
Berisha theksoi se rrugëtimi i tij politik ka qenë sfidues, por gjithmonë i mbushur me shpresë dhe besim. Sipas tij, Partia Demokratike sot është më e bashkuar se kurrë më parë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për të hapur një kapitull të ri. Mesazhi i tij u mbyll me thirrjen për një “Shqipëri Madhështore”.
(Kosova Sot Online)