Disa të arrestuar në Viti, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 12 May 2025 - 10:16
Disa të arrestuar në Viti, kjo është arsyeja

Pesë persona janë arrestuar në Viti, pasi të njëjti për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy persona tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës thotë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë tri herë me armë për toke. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në Bellancë të Vitisë, janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për arsye se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve ka shtënë tri herë në drejtim të tokës me pistoletë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)