Shkodër: Mbeten edhe vetëm 4 kuti nga përfundimi i procesit të numërimit

  • A.P /
  • 13 May 2025 - 08:39
Shkodër: Mbeten edhe vetëm 4 kuti nga përfundimi i procesit të numërimit

Në qarkun e Shkodrës, kanë mbetur edhe vetëm 4 kuti për t’u numëruar nga 405 që janë gjithsej, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 36.789 vota, që përbën 40.12 % të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 34.395 vota, ose 37.51%. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 15.735 vota (17.16%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 1366 vota (1.49%).

(Kosova Sot Online)