Arrestohet 25 vjeçarja e kërkuar për vjedhje

  • A.P /
  • 13 May 2025 - 11:27
Arrestohet 25 vjeçarja e kërkuar për vjedhje

A.Q. 25 vjeç është arrestuar në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë për “Vjedhje të rëndë”, për çka ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Më datë 12 maj 2025, rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata .

E arrestuara, A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.


(Kosova Sot Online)