Përfundon numërimi në Vlorë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD

  • A.P /
  • 13 May 2025 - 12:04
Përfundon numërimi në Vlorë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë me 58.72% të votave (53,235 vota), duke marrë 8 mandate deputetësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Partia Demokratike renditet e dyta me 26.62% të votave (24,134 vota), duke siguruar 4 mandate, të cilat i përkasin vetëm kandidatëve të listës së mbyllur, pa arritur të ndryshojë renditjen përmes votës preferenciale.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 5.41% të votave (4,905 vota), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 5.01% (4,539 vota), pa siguruar mandat.

Rezultatet në këtë qark ruajnë të njëjtën ndarje mandatesh si në zgjedhjet e vitit 2021, duke konfirmuar dominimin e PS-së në Vlorë.

(Kosova Sot Online)