PS thellon rezultatin me votat e diasporës

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 08:42
PS thellon rezultatin me votat e diasporës

Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 Majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 42,492 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 22,481 vota, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Diferenca mes palëve është mbi 20 mijë vota. Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 6670 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 2781 vota.

SHIFRAT PARAPRAKE

PS – 42,492 vota

PD – 22,481 vota

Nisma SHB-  6670 vota

Mundesia – 2781 vota

Bashkë – 2067 vota

PSD – 880 vota

(Kosova Sot Online)