Plenkoviç ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 09:03
Plenkoviç ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka uruar sot, Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Plenković shprehet se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.

Njëherësh, Kryeministri i Kroacisë thekson se pret me kënaqësi pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ditën e premte.

Kryeministri i Kroacisë, është lideri i dytë që uron Kryeministrin Rama, pas mesazhit të urimit të Kryeministres së Italisë, Georgia Meloni.

(Kosova Sot Online)