Vetaksident në Kamenicë, lëndohet një person

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 09:36
Vetaksident në Kamenicë, lëndohet një person

Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Hodonoc të Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë është lënduar një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, i cili ka goditur një mur.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një pasagjer i automjetit, i cili, pas marrjes së trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, është liruar për në shtëpi,” ka deklaruar Osmani.

Ndërkohë, njësia e hetimeve të aksidenteve është duke u marrë me zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

(Kosova Sot Online)