Macron uron Ramën për fitoren: Franca, gjithmonë në krah të Shqipërisë

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 11:17
Macron uron Ramën për fitoren: Franca, gjithmonë në krah të Shqipërisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan Macron në gjuhën shqipe në një postim në platformën X.

“Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, thekson Macron.

(Kosova Sot Online)