Imami i Junikut e gjen një kuletë me 1300 euro

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 14:10
Imami i Junikut e gjen një kuletë me 1300 euro

Policia në Pejë ka bërë të ditur se një imam në Junik ka gjetur një kuletë me 1300 euro në të dhe dokumente personale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I njëjti e ka dorëzuar në polici dhe i janë kthyer pronarit.

Komunikata:

Me datë 08. 05. 2025, në Stacionin Policor Junik, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale.

Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta s’bashkua me të holla dhe dokumente personale.

Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

(Kosova Sot Online)