Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Europian

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 15:05
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Europian

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian ë 16 maj do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

konkurrenca dhe siguria ekonomike

sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

(Kosova Sot Online)