
Rama: Kryeqyteti është i qytetarëve, jo i sabotuesve!

Situata me mbeturinat në kryeqytet u përkeqësua, pasi Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” kishte ndërprerë grumbullimin e tyre. Si pasojë, kontejnerët në pjesë të ndryshme të Prishtinës ishin stërmbushur, ndërsa qeset dhe mbeturinat kanë përfunduar edhe jashtë tyre, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë një mesazh të qartë:
“Sabotazha nuk kalon! Do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat alternativë që kemi në dispozicion për largimin e mbeturinave! Kryeqyteti është i qytetarëve, jo i sabotuesve!”, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)