Në Gjilan është arrestuar një person

  • A.P /
  • 15 May 2025 - 10:00
Në Gjilan është arrestuar një person

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se në Gjilan është arrestuar një person që po kërkohej për falsifikim të dokumentit dhe mashtrimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga policia është bërë e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

‘‘FALSIFIKIM I DOKUMENTIT & MASHTRIM

Gjilan / 13.09.2024 – 13:30. Më 14.05.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ishte vendosur në kërkim për shkak të veprave penale të lartcekura. I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


(Kosova Sot Online)