
Putin shmang bisedimet për paqe

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes që do të mbahen në Turqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas The Guardian, ministria e Jashtme ruse poashtu ka bërë të ditur se bisedimet janë shtyrë për në orët e pasdites “me iniciativë të Turqisë”.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik për përpjekjet diplomatike mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa përfaqësues të të dyja palëve po përgatiten për takimin në Stamboll.
Kujtojmë se presidenti ukrainas Zelensky ndodhet në Ankara, ku pritet të takohet me presidentin turk Erdogan, por ai ka bërë të ditur se nuk do të negociojë drejtpërdrejt me asnjë tjetër përveç presidentit rus.
(Kosova Sot Online)