
Ja si do të jetë moti të premten në Kosovë

Të premten, në Kosovë parashikohen reshje shiu që do të nisin që në orët e para të mëngjesit dhe do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në zonat malore, si pasojë e temperaturave më të ulëta, pritet që reshjet të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e lehtë dhe e freskët nga verilindja.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 4 deri në 12 °C.
(Kosova Sot Online)