
Presidenca zbulon agjendën e Osmanit në Tiranë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë edicion po mbahet në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani do jetë e pranishme në Shqipëri, në mesin e 45 liderve evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të BE-së.
Presidenca e Republikës së Kosovës ka zbuluar agjendën e Osmanit sot në Tiranë.
Sipas një njoftimi të presidencës, Osmani do të pritet nga kryeministri Rama, gjersa përgjatë samitit, do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
(Kosova Sot Online)