Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

  • A.P /
  • 16 May 2025 - 10:00
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Një 54 vjeçar me inicialet A.I., që ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kapur nga policia sot herët në Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më datë 16 maj 2025, rreth orës 06:10, në fshatin Semaj të Kaçanikut, policia e stacionit në Kaçanik ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari, A.I. (54 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim”.

Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt tha se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.

(Kosova Sot Online)