
Një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë

Një grua është raportuar e zhdukur të enjten në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të enjten, më 15 maj, rreth orës 22:00 dhe nuk është kthyer më.
“Më 16.05.2025 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është nën hetime.
(Kosova Sot Online)