Një shtetas turk është arrestuar në aeroportin e Prishtinës

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 09:16
Një shtetas turk është arrestuar në aeroportin e Prishtinës

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se ka prezantuar një leje-qëndrimi false të Polonisë, tha policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Polonisë i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)